Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë
Xhiroja e 12-të e Superligës do të mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit të saj.
Llapi do të jetë mikpritës i Fushës Kosovës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Llapjanët do të mundohen ta shfrytëzojnë humbjen e Dritës për të kaluar në pozitën e dytë në tabelë me një fitore eventuale ndaj “Pampurave”.
Nga ana tjetër, Fushë Kosova nuk i ka punët aspak mirë pasi e gjen veten në vendin e fundit në tabelë dhe tash e tutje çdo pikë për të do të ishte e mirëseardhur për ta provuar “misionin e shpëtimit”.
Ndërkaq, dueli tjetër i ditës së sotme është ai mes Lirisë dhe Dukagjinit. Prizrenasit gjenden në vendin e parafundit në tabelë, vend i cili çon në Ligën e Parë, ndërsa klinasit qëndrojnë pak më mirë, janë në vendin e shtatë.
Sidoqoftë, për të dy ekipet pikët janë mjaft të vlefshme. Dy ndeshjet e sotme do të nisin në orën 13:00. Dje ndërkohë janë luajtur tri ndeshjet e para të kësaj xhiroje.