Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë
16 tetor 2018
| 11:11
Pas ndeshjeve të Kombëtareve në Ligën e Kombeve, rikthehen ndeshjet në kampionate. Sot (e martë) në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll zhvillohen dy ndeshje nga ora 14:45.
Në Prizren Liria e pret skuadrën e Trepçës ’89, kurse në kryeqytet takohen Flamurtari dhe Drenica. Dy ndeshje të tjetra të kësaj xhiroje zhvillohen të mërkurën: Drita – Ballkani dhe Llapi – Gjilani. Ndërsa Komisioni i Garave i IPKO Superligës me kërkesë të klubeve ka vendosur që dy ndeshjet e javës së 9: Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj të shtyhen për 7 nëntor për shkak të angazhimit të lojtarëve të këtyre klubeve me ekipet përfaqësuese.
/Epoka e re/