Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

28 mars 2025 | 11:29

Dy ndeshje të javës së 26 në Superligë zhvillohen sot (e premte). Fillimisht nga ora 14:00 do të takohen Suhareka dhe Malisheva. Suharekasit do të mundohen të marrin tri pikë ndaj një kundërshtari të fortë, pasi janë në pozitën e fundit dhe në garë të rreptë për mbijetesë.

Ndërsa Malisheva është në pozitën e tretë dhe ka mundësi të luftojë më Ballkanin për pozitën e dytë, derisa për titull ka mbetur 16 pikë pas Dritës. Në mbrëmje Prishtina e pret Feronikelin ’74.

Prishtina ka shumë ndeshje pa fitore dhe në këtë ndeshje synon tri pikët e plotë, derisa “Nikli” do të luajë pa ndonjë presion sepse është në fundin e tabelës. Të shtunën mbyllet kjo xhiro me dy ndeshje, ku spikat derbi në mes të Llapit dhe Ballkanit, që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Ferizaj dhe Dukagjini.

Dje skuadra e Dritës ka bërë një hap të madh në rrugën drejt titullit të kampiones në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e ka mposhtur në derbi Gjilanin me rezultat 4-0. Gjilani është mbajtur mirë vetëm në 14-t minutat e parë, kur Almir Ajzeraj e zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0. Tre minuta më vonë Rron Broja realizoi për 2-0.

Në minutën e 23-të Arb Manaj realizoi golin e tretë për Gjilanin, derisa në këtë pjesë të ndeshjes realizoi edhe Denys Kostyshyn për rezultatin 4-0. Pjesa e dytë ishte më e qetë, derisa “intelektualët” shënuan edhe një gol, i cili më pas u anulua pasi Albert Dabiqaj paraprakisht luajti me dorë. Pas kësaj fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve dhe është më afër titullit të kampiones në elitë. Në anën tjetër, Gjilani mbetet në kuotën e 35 pikëve dhe do të luftojë për mbijetesë me disa skuadra të tjera.

SUPERLIGA – Java 26

Drita – Gjilani                 4-0

Të premten takohen:
14:00 Suhareka – Malisheva
20:00 Prishtina – Feronikeli ’74

Të shtunën takohen:
14:00 Llapi – Ballkani
14:00 Ferizaj – Dukagjini

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk mori…