Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë
03 tetor 2019
| 10:39
Dy ndeshjet e radhës në elitë zhvillohen sot (e enjte) nga ora 14:30.
Në Gjilan, Drita e pret skuadrën e Vushtrrisë me synim për t’i arkëtuar tri pikët e reja dhe për ta vazhduar garën për kreun e tabelës. Ndërsa ndeshje shumë interesante do të zhvillohet në kryeqytet, ku Flamurtari, që po kalon nëpër një krizë rezultatesh, e pret Gjilanin.
Edhe skuadra e fundit e ka humbur ndeshjen e fundit në derbi ndaj Dritës dhe tash synon t’u rikthehet fitoreve. Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Drenicës është shtyrë për 16 tetor.
/Epoka e re/