Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdoj në mesjavë me xhiron e 14-të. Dy ndeshje do të zhvillohen sot (e martë), ku spikat derbi në mes kampiones në fuqi të elitës, Dritës dhe skuadrës së Feronikelit.
Skuadra gjilanase kërkon fitoren e radhës në mënyrë që të mbesë në hap me skuadrën e Ballkanit, derisa “Nikli” synon rezultat pozitiv në Gjilan. Sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes Arbërisë dhe Gjilanit.
Nesër (e mërkurë) Llapi e pret Prishtinën. Dy skuadrat në radhët e tyre kanë futbollistë cilësor, por kanë ambicie të kundërta në këtë edicion, pasi Llapi është në pozitën e parafundit dhe Prishtina është në pjesën e sipërme. Ndeshja tjetër është në mes Trepçës ’89 dhe Besës, derisa të enjten takohen Drenica dhe Ballkani.
SUPERLIGA
Të martën takohen:
13:00 Drita – Feronikeli
13:00 Arbëria – Gjilani
Të mërkurën takohen:
13:00 Llapi – Prishtina
13:00 Trepça ’89 – Besa
Të enjten takohen:
13:00 Drenica – Ballkani
(Epoka e re)