Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

10 dhjetor 2020 | 07:17

Në kuadër të javës së 17 në Superligë, sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshje.

Ballkani i Ismet Munishit pas humbjes nga Drita në fundjavë, sot kërkon të këndellet dhe t’u rikthehet fitoreve në përballje me skuadrën e Trepçës ’89.

Mitrovicasit në xhiron e fundit e mposhtën skuadrën e Gjilanit dhe befasinë e synojnë edhe në ndeshjen që zhvillohet në Suharekë. Në ndeshjen tjetër Arbëria e pret skuadrën e Llapit.

SUPERLIGA

Sot takohen:
Ballkani – Trepça ’89
Arbëria – Llapi

Gjilani – Prishtina   0-3
Drenica – Drita        0-3
Feronikeli – Besa     3-0

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit