Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e basketbollit

24 dhjetor 2023 | 11:43

Java e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sot me dy duelet e radhës.

Sot në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni.

Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje.

Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.

Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha më 24 dhjetor se…