Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

03 shtator 2022 | 12:53

Sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë përballja në mes Dritës dhe Llapit. Loja do të zhvillohet në stadiumin e Gjilanit me fillim nga ora 15:00.

“Intelektualët” nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi nga tri ndeshje kanë vetëm një fitore dhe dy barazime, ndërsa në anën tjetër llapianët pas humbjes ndaj Prishtinës, do të tentojnë që të kthehen te fitoret.

Në ndeshjen tjetër, Trepça’89 përballet me Malishevën, me fillim nga ora 15:00.

Mitrovicasit janë ende pa fitore në sezonin e ri, pas dy humbjeve dhe një barazimi, dhe do të synojnë që të korrin fitoren e parë, teksa Malisheva pas humbjes ndaj Drenicës, do të kërkojë këndelljen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lija e majmunëve mund të shkaktojë, ndër të tjera, probleme…