Sot zhvillohen dy ndeshje, nesër tri

23 nëntor 2021 | 10:50

Në kuadër të javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, sot (e martë) do të zhvillohen dy ndeshje.

Në kryeqytet Prishtina e pret skuadrën e Feronikelit me synim që ta regjistrojë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit.

Në anën tjetër, “Nikli” nuk po arrin rezultate pozitive dhe kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e vështirë për klubin nga Drenasi. Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Klinë në mes të Dukagjinit dhe Ulpianës.

Dukagjini pas barazimit xhiron e kaluar kundër Prishtinës, tash synon t’i marrë tri pikët maksimale nga kjo ndeshje. Nesër (e mërkurë) zhvillohen tri ndeshjet e tjera, përfshirë edhe derbin me të madh në vend në mes të Gjilanit dhe Dritës.

Këto dy skuadra ndajnë dy pozitat e para dhe do të përpiqen të shënojnë fitore dhe të jenë lidere në Superligë. Në ndeshjen tjetër Ballkani që pësoi debakël nga Llapi, tash synon këndelljen kundër Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për jetët…