Sot zhvillohen edhe tri ndeshje në Superligë
Tri ndeshjet e fundit për javën e shtatëmbëdhjetë në IPKO Superligë zhvillohen sot (e hënë).
Kampioni vjeshtor, Ballkani, do të mundohet ta shtojë diferencën e pikëve ndaj skuadrave përcjellëse me fitore në ndeshjen ndaj Vushtrrisë, e cila fillon në orën 12:55. Në kohë të njëjtë në Drenas, Feronikeli e pret skuadrën e Dukagjinit nga Klina.
Kampionët në fuqi pretendojnë ta mbyllin sezonin vjeshtor me fitore dhe në pranverë t’i ndezin “motorët” për t’i radhitur fitoret dhe mbrojtur titullin. Edhe Dukagjini ka synimet e veta që të nxjerrë një rezultat të favorshëm nga kjo ndeshje e vështirë, ndërsa ndeshja e tretë zhvillohet në Skenderaj në mes të Drenicës dhe Ferizajt. Të dyja skuadrat do t’i kërkojnë pikët maksimale para mbylljes së sezonit vjeshtor.
IPKO SUPERLIGA
Gjilani – Prishtina 0-0
Llapi – Flamurtari 1-4
Trepça ’89 – Drita 3-1
Të hënën takohen:
Feronikeli – Dukagjini
Drenica – Ferizaj
Vushtrria – Ballkani
/Epoka e re/