
Sot zhvillohen katër ndeshje në ‘Euro 2020’
21 qershor 2021
| 11:41
Nga Grupi C i “Euro 2020”, dy ndeshje do të zhvillohen nga ora 18:00, ku Ukraina me Austrinë kanë finalen para finales, pasi që do të përpiqen të zënë vendin e dytë, ndërsa Maqedonia e Veriut, e njoftuar me eliminim, përballet me Holandën.
Në Grupin B, përballën Rusia me Danimarkën dhe Finlanda me Belgjikën. Rusia dhe Finlanda do të shpresojnë në humbjen e njëra tjetrës dhe fitoren e kombëtarëve të tyre, pasi që kanë pikë të njëjta, dhe luftojnë për vendin e dytë.