Sot zhvillohen katër ndeshje në Kupën e Botës
Sot (e hënë) zhvillohen katër ndeshjet e fundit në fazën e grupeve për dy grupet e para A dhe B.
Në grupin e parë kualifikimin e kanë siguruar Rusia dhe Uruguai, por përballja në mes tyre do të vendosë përfundimisht skuadrën e parë dhe të dytë në Grupin A. Ndeshja tjetër në këtë grup është në mes të Arabisë Saudite dhe Egjiptit.
Këto dy shtete kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para, kurse tash do të mundohen të përshëndeten nga Botërori i Rusisë me fitore. Në Grupi B prijnë Spanja me pikë të barabarta me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Spanjollët kërkojnë fitore ndaj Marokut për t’u konfirmuar si skuadra e parë e grupit, kurse portugezëve u mjafton një pikë ndaj Iranit për ta siguruar kualifikimin në 1/16 e finales.
Grupi A
16:00 Arabia Saudite-Egjipti
16:00 Uruguai-Rusia
Tabela
- Rusia 6 pikë
- Uruguai 6
3. Egjipti 0
4. Arabia Saudite 0
Grupi B
20:00 Irani-Portugalia
20:00 Spanja-Maroku
Tabela
- Spanja 4 pikë
- Portugalia 4
3. Irani 3
4. Maroku 0
/Epoka e re/