Sot zhvillohen katër ndeshje në Kupën e Botës, vëmendja në ndeshjen Serbi -Zvicër
Një ndeshje mjaft e zjarrtë pritet të jetë sonte. Zvicra do ta luajë ndeshjen për “jetë a vdekje” përball Serbisë.
Kombëtarja helvetike do ta kërkojë kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt në “Qatar 2022”. E kësaj do t’i mjaftonte edhe një barazim por fitorja ndaj Serbisë, do ta bënte kalimin tutje edhe më të sigurt.
E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se për Zvicrën do të luajnë edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ata e kishin mposhtur Serbinë në kampionatin e kaluar botëror “Rusia 2018” me golat e tyre.
E mënyra e festës së tyre ishte e veçantë. Xhaka e Shaqiri, festuan duke e bërë me duar simbolin ikonik të shqiptarëve “Shqiponjën dy krenare”. Kjo kishte ngjallur reagime të shumta në opinionin futbolldashës. Kombëtarja e Zvicrës do t’i mjaftojë edhe një barazim për të kaluar tutje, ose në të kundërtën eliminohet nga “Qatar 2022”.