Sot zhvillohen katër ndeshje në Superligë
Sot (e hënë) zhvillohen katër ndeshjet e tjera në Superligë. Përballja kryesore pritet të zhvillohet në Drenas në mes kampiones në fuqi, Feronikelit dhe skuadrës së Ballkanit.
“Nikli” ka humbur gjasat për titull, derisa skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi kërkon tri pikë nga kjo ndeshje dhe vazhdimin e garës me Dritën, Prishtinë dhe Gjilanin. Llapi që ishte deri vonë në garë për titull, tash është duke e rrezikuar mbijetesës.
Kjo skuadër e pret në stadiumin “Zahir Pajaziti” skuadrën e Flamurtarit, e cila poashtu kërkon pikët e mbijetesës. Për fitore në Klinë udhëton edhe Trepça ’89, e cila përballet me Dukagjinin që tashme ka siguruar rënien në Ligën e Parë. Ndeshje me pak interesante pritet të jetë ajo në mes Vushtrrisë dhe Ferizajt, pasi të dyja këto skuadra tashme edhe zyrtarisht kanë rënë nga Superliga.
IPKO Superliga
Prishtina – Drita 1-1
Gjilani – Drenica 2-0
Të hënën takohen:
17:00 Feronikeli – Ballkani
17:00 Llapi – Flamurtari
17:00 Dukagjini – Trepça ’89
17:00 Vushtrria – Ferizaj
(V.Z / Epoka e re)