Sot zhvillohen ndeshjet e basketbollit

15 shkurt 2018 | 11:31

Ndeshjet e xhiros së XX në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohen sot (e enjte), ku Trepça është nikoqire e Rahovecit, takim ky që do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 18:00.

Ndërsa duke filluar nga ora 19:00, në Therandë, Golden Eagle Ylli e pret Pejën, kurse në të njëjtin orar do të përballen edhe Kerasan Prishtina – Bashkimi, si dhe në orën 19:30 Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Borean.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma, ka dhënë dorëheqje, pas…