Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupë

09 shtator 2024 | 11:15

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës, derisa sfida e dytë është ndërmjet finalistëve të “play-off”-it, Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Sfidat në Prizren premtojnë spektakël dhe ndeshje cilësore në parket.

Fituese aktuale e Superkupës është Trepça, që edicionin e kaluar fitoi edhe titullin, Kupën dhe Ligën Unike.

Orari

E hënë
17:00 Sigal Prishtina – Peja
20:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

May be an image of basketball and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…