Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë

18 maj 2018 | 11:23

Sot (e premte) zhvillohen tri ndeshje në Vala Superligën e Kosovës në futboll, të vlefshme për xhiron e fundit të edicionit 2017/2018.

Flamurtari – Feronikeli pritet të jetë ndeshje më interesante, pasi mysafirët do të luajnë për fitore, kurse kuqezinjtë e kryeqytetit janë më të qetë, pasi e kanë siguruar barazhin. Ndeshja tjetër zhvillohet në Pejë, ku Besa, që ka rënë nga liga, e pret Llapin, i cili ka humbur të gjitha shpresat për të fituar trofe në këtë edicion.

Ndeshja e tretë zhvillohet në Mitrovicë në mes të Trepçës ’89 dhe Vllaznisë së Pozharanit. Dy ndeshjet e tjera zhvillohen të shtunën, kurse ndeshja kryesore e këtij kampionati zhvillohet të dielën në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Vala SUPERLIGA

Të premten takohen:
Trepça’89 – Vllaznia
Besa – Llapi
Flamurtari – Feronikeli
Të shtunën takohen:
Vëllaznimi – Gjilani
Drenica – Liria
Të dielën takohen:
Prishtina – Drita

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i ka kërkuar Këshillit të…