Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë
Tri përballjet e tjera të javës së pestë në Superligë zhvillohen sot (e enjte) nga ora 16:00.
Feronikeli pas humbjes nga Drita kërkon që të këndellet në përballje me Flamurtarin e Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Drenas dhe përkrahja nga tifozët “Tigrat e Zi” do të jetë një motiv më i madh për kampionët drejt arritjes së synimit për t’iu kthyer fitoreve. Vushtrria, pas fitores së parë ndaj Ferizajt, nën drejtimin e trajnerit italian Antonio Toma, synon ta mposhtë edhe skuadrën e Drenicës. Kjo e fundit pësoi humbje në fundjavë dhe tash synon të nxjerrë një rezultat pozitiv në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Ferik Aliu”.
Ndeshja e tretë zhvillohet në Klinë ku përballen dy skuadrat e fundit në tabelë, Dukagjini dhe Ferizaj. Të dyja këto skuadra kanë synime të mëdha në këtë ndeshje, e cila pritet të jetë shumë interesante dhe me rivalitet të lartë.
IPKO Superliga
Trepça ’89 – Prishtina 0-1
Llapi – Drita 2-2
Gjilani – Ballkani 1-0
Të enjten takohen:
Feronikeli – Flamurtari
Vushtrria – Drenica
Dukagjini – Ferizaj
/Epoka e re/