Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë
Tri ndeshjet e javës së gjashtë në IPKO Superligë zhvillohen sot (e hënë) nga ora 15:00.
Ballkani, pas humbjes nga Gjilani, kërkon t’u rikthehet rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Vushtrrisë e cila zhvillohet në Suharekë.
Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme edhe për klubin mysafir për faktin se me trajnerin italian Antonio Toma e ka fituar një ndeshje dhe një tjetër e ka barazuar, kurse synim do ta ketë të mos pësojë humbje edhe ndaj skuadrës që drejtohet nga Ismet Munishi. Udhëtim i vështirë e pret edhe skuadrën e Llapit, pasi do të luajë në kryeqytet ndaj Flamurtarit. Në ndeshjen tjetër, Ferizaj synon fitoren e radhës ndaj Drenicës, sepse në mesjavë e mposhti Dukagjinin në Klinë.
IPKO Superliga
Drita – Trepça ’89 1-1
Dukagjini – Feronikeli 0-2
Prishtina – Gjilani 2-1
Të hënën takohen:
15:00 Ferizaj – Drenica
15:00 Ballkani – Vushtrria
15:00 Flamurtari – Llapi
Tabela
- Gjilan 6 12 pikë
- Feronikeli 6 12
- Drita 6 11
- Ballkani 5 8
- Llapi 5 8
- Flamurtari 5 7
- Prishtina 5 7
- Trepça ’89 6 6
- Ferizaj 5 6
- Drenica 5 5
- Vushtrria 5 5
- Dukagjini 5 1
/Epoka e re/