Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë
Sot (e mërkurë) do të zhvillohen tri ndeshjet e javës së 26-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Drita dhe Gjilani kërkojnë fitoret e radhës kundër Vushtrrisë dhe Dukagjinit në mënyrë që ta vazhdojnë garën për titull në elitë. Dy skuadrat kundërshtare të klubeve nga Gjilani thashmë kanë humbur të gjitha shpresat për mbijetesë, por në ndeshjet e fundit kanë treguar se dinë të jenë të papërshtatshme për kundërshtarët. Në ndeshjen tjetër në Mitrovicë, Trepça ’89 e pret Flamurtarit në ndeshjen që të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë.
Aktualisht këto klube kanë pesë pikë diferencë dhe me një fitore eventuale, Flamurtari do t’i shtonte edhe më shumë shanset për mbetjen në elitë. Tri ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje zhvillohen të enjten.
IPKO Superliga
Të mërkurën takohen:
16:45 Trepça ’89 – Flamurtari
16:45 Dukagjini – Gjilani
16:45 Vushtrria – Drita
Të enjten takohen:
16:45 Feronikeli – Drenica
16:45 Llapi – Prishtina
16:45 Ferizaj – Ballkani
(V.Z / Epoka e re)