![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/auto_EbsQO-UX0AALd0S1593447215.jpg)
Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë
Në kuadër të javës së shtatë në BKT Superligë, sot (e mërkurë) zhvillohen tri ndeshje shumë interesante. Gjilani, që në fundjavë mposhti skuadrën e Dritës, në këtë ndeshje kërkon tri pikët e reja për t’u ngritur në renditjen tabelore.
Ndërsa në anën tjetër, Llapi do të përpiqet të nxjerrë një rezultat pozitiv pasi që deri tash nuk ka treguar rezultate të pritshme. Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica e pret befasinë e deritanishme në elitë, Malishevën.
Të dyja këto skuadra do të luajnë për fitore. Ndeshja tjetër zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani pret Feronikelin me synim që t’u rikthehet fitoreve.
Dy ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje zhvillohen të enjten: Dukagjini – Drita dhe Prishtina – Ulpiana.
BKT Superliga
Të mërkurën takohen:
15:00 Drenica – Malisheva
15:00 Ballkani – Feronikeli
15:00 Gjilani – Llapi
Të enjten takohen:
15:00 Dukagjini – Drita
15:00 Prishtina – Ulpiana
/Epoka e re/