Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë, dy nesër

10 mars 2021 | 11:28

FC Prishtina e kërkon fitoren e radhës në ndeshjen kundër rivalit të vjetër Besës së Pejës.

Kryeqytetasit kanë shënuar dy fitore në këtë edicion kundër Besës me rezultat 4-0 dhe 0-2, por sivjet rivaliteti mes këtyre dy skuadrave nuk është sikurse në të kaluarën për faktin se prishtinasit po luftojnë për titull dhe pejanët do të bien në Ligën e Parë.

Sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Llapit dhe Drenicës, skuadra që janë në garë për mbijetesë. Llapi në ndeshjen e fundit pësoi humbje nga Prishtina, derisa kuqezinjtë pësuan humbje nga Ballkani. Ndeshja e tretë për ditën e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në mes të Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Edhe këto dy klube kërkojnë pikët maksimale në mënyrë që të ikin nga zona e rrezikshme. “Nikli” pësoi humbje në minutat shtesë në ndeshjen ndaj Dritës, kurse 89-shi i mori pikët maksimale në përballje me Besën në Pejë. Nesër (e enjte) zhvillohet derbi i xhiros në mes të Dritës dhe Gjilanit. Rivaliteti i dy skuadrave gjilanase është i madh dhe vlerësohet si derbi më i madh në futbollin e Kosovës.

Drita edhe në këtë edicion ka formë më të mirë, sepse është në vendin e parë dhe synon mbrojtjen e titullit. Në anën tjetër Gjilani, edhe përkundër investimeve dhe ndryshimeve në shtabin teknik, është jashtë garës për titull dhe Kupë. Të mërkurën zhvillohet edhe ndeshja në mes të Arbërisë dhe Ballkanit. 

SUPERLIGA – Java e 24-t

 

Të mërkurën takohen:
13:00 Trepça’89 – Feronikeli
13:00 Llapi – Drenica
13:00 Prishtina – Besa

 Të enjten takohen:
13:00 Drita – Gjilani
13:00 Arbëria – Ballkani

 

 LIGA E PARË –  Java e 18

 

GRUPI A

Të mërkurën takohen:

13:00 Liria – Malisheva
13:00 Vëllaznimi – Trepça
13:00 Vushtrria – Dukagjini
13:00 Istogu – A&N
13:00 Drenasi – Onix

GRUPI B

Të mërkurën takohen:
13:00 Ferizaj – Vitia
13:00 Ramiz Sadiku – 2 Korriku
13:00 Flamurtari – Ulpiana
13:00 Dardana – KEK-u
13:00 Vllaznia (P) – Kika

 

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 50 000 punëtorë kanë humbur vendet e punës  …