
Sot zhvillohen tri ndeshje, nesër një
Sot (e mërkurë) zhvillohen tri ndeshje të tjera të javës së katërt në elitë, përfshirë edhe derbin në mes të Llapit dhe Ballkanit.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina në dy ndeshjet e zhvilluara ka pësuar dy humbje dhe është në kërkim të fitores së parë në këtë edicion. Në anën tjetër Ballkani ka treguar stabilitet në ndeshjet e para dhe ka arritur që nga tri ndeshjet t’i fitojë dy dhe një tjetër të marrë barazim. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe do ta ketë vëmendjen e tërë opinionit futbolldashës.
Ndërsa kampionia në fuqi, Drita nga Gjilani, sot e zhvillon ndeshjen e parë në edicionin e ri sepse ndeshjet e para nuk i zhvilloi për shkak të pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare. Ndeshja e parë për kampionët do të jetë ndaj Besës së Pejës. Ndeshja tjetër është ajo në mes të Trepçës ’89 dhe Prishtinës. Të enjten zhvillohet ndeshja e fundit për këtë xhiro në mes të Drenicës dhe Gjilanit.
SUPERLIGA
Arbëria – Feronikeli 0-0
Të mërkurën takohen:
15:00 Llapi – Ballkani
15:00 Trepça ’89 – Prishtina
15:00 Drita – Besa
Të enjten takohen:
15:00 Drenica – Gjilani
(Epoka e re)