Sot zhvillohen tri ndeshje të javës së 10-të në Superligë
18 tetor 2019
| 12:44
Pas dy javësh pushim Superliga rikthehet sot me tri sfida, që luhen në Drenas, Podujevë dhe Klinë.
Ndeshja kryesore luhet në mes të dy ekipeve të pjesës së epërme të tabelës, Feronikelit dhe Gjilanit.
Pas deklasimit në shtëpi nga Ferizaj, Llapi luan sërish në “Zahir Pajaziti”, kësaj radhe ndaj Trepcës ’89.
Takimi tjetër zhvillohet ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë.
Të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 14:00.
IPKO Superliga:
E premte, 14:00
Feronikeli – Gjilani( gjyqtarë: T. Maloku, T. Berisha, B. Selimaj, A. Shala)
Llapi – Trepca ’89 ( gjyqtarë: D. Caka, G. Hyseni, E. Bicaj, G. Shala)
Dukagjini – Vushtrria (gjyqtarë: F. Tahiri, L. Muhadri, A. Ejupi, A. Halilaj). /RTK/