Sot zhvillohet derbi Prishtina – Peja

17 dhjetor 2020 | 09:44

Sot (e enjte) do të përballen skuadrat me rivalitet të madh, Sigal Prishtina do të presë Pejën në një sfidë shumë interesante.

“Bardhekaltrit” kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse pejanët janë në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje. Këto dy skuadra do të ballafaqohen edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Trepça dhe Bashkimi janë dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Sfida në ‘Minatori’ pritet të jetë shumë interesante, sepse të dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje në këtë edicion.

PRINCE CAFFE SUPERLIGA – JAVA 8

Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni 62:71
Vëllaznimi – Rahoveci 57:68

Të enjten takohen:
15:00 Sigal Prishtina – Peja
15:00 Trepça – Bashkimi

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka komentuar…