Sot zhvillohet finalja e Kupës në konkurrencën e femrave

17 maj 2023 | 11:07

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave do të zhvillohet ditën e mërkurë. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se finalja në mes të KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00 në kryeqytet dhe për të do të përdoret edhe sistemi VAR. FFK-ja u ka bërë ftesë të gjithë dashamirëve të futbollit të marrin pjesë në këtë ndeshje që pritet të jetë madhështore. “Të mërkurën në finalen e Kupës së Kosovës përballen dy skuadrat më cilësore në futbollin e femrave, KFF Mitrovica – KFF EP Hajvalia. Do të jetë kjo një betejë e fortë për trofeun e parë të edicionit. ‘Fadil Vokrri’ është gati për t’i pritur dy rivalët e mëdhenj dhe tifozët e tyre, në një ndeshje ku do të përdoret edhe sistemi VAR.

Ecuria e këtyre dy skuadrave gjatë këtij edicioni dhe fondi cilësor i futbollisteve bëjnë që kjo ndeshje të jetë atraktive dhe emocionuese. Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të marrin pjesë në këtë spektakël të jashtëzakonshëm të futbollit të femrave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndotja me plastikë mund të zvogëlohet për 80 për qind,…