Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll

19 shkurt 2023 | 10:59

Sonte do të luhet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në Basketboll.

Kampioni në fuqi, Trepça do të luaj me Sigal Prishtinën.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovecë, me fillim nga ora 17:00.

Mitrovicasit për të depërtuar në finale mposhtën Vëllaznimin dhe Rahovecin, kurse prishtinasit eliminuan Bashkimin dhe Golden Eagle Yllin.

Trepça është pesë herë fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa Prishtina e ka fituar 15 herë, për herë të fundit më 2021 në Therandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën…