Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll

07 shkurt 2021 | 09:31

Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll ka vënë përballë Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtinën. Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin, kurse në gjysmëfinale, Rahovecin. Ndërkohë, rruga e prishtinase kaloi duke mundur Pejën dhe Ponte Prizrenin, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Golden Eagle Ylli do të mundohen të fitojnë këtë trofe për herë të parë, kurse prishtinasit për herë të 15-të.

Kujtojmë se në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e Final 8, Final 4 të Kupës së Ligës së Parë dhe do të zhvillohet edhe finalja e femrave.

Fituesi i fundit i Kupës së Kosovës ishte Peja e cila e kishte mundur pikërisht Golden Eagle Yllin, por që këtë vit u mund nga Prishtina në çerekfinale.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 17:30 në Suharekë, aty ku janë duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet e garave të Kupës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele…