
Sot zhvillohet mbledhja e qeverisë Hoti, kjo është agjenda
14 shtator 2020
| 08:35
Qeveria e Kosovës do ta zhvillojë sot mbledhjen e radhës. Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 09:00. Në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura pikat që do të diskutohen.
Përpos mbledhjes së qeverisë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti do ta takojë sot shefin e ri të zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
Agjenda e plotë e Hotit për sot:
- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:00
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Haradin Bajrami”.
VENDI: Magure, Lipjan
KOHA:10:00
- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
VENDI: Ndërtesa e qeverisë
KOHA: 11:30 (Vetëm pamje)