Sot zhvillohet ndeshja Andorra U21 – Kosova U21

06 qershor 2019 | 11:19

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të përballet sot (e enjten) me Andorrën në fushatën kualifikuese për Evropianin 2021.

Djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, pasi i kanë nisur stërvitjet qysh më 27 maj dhe kanë punuar me intensitet të plotë.

Ndërkohë, në stërvitjen e fundit përzgjedhësi Prekazi ka dhënë këshillat e tij për skemën e lojës me të cilën synon të marrë fitore në duel me Andorrën.  Entuziazmi për fitore tek “Dardanët” e rinj është i madh, por sigurisht se suksesi synohet duke e respektuar kundërshtarin dhe duke e dhënë maksimumin në fushën e lojës. Ndeshja Andorra U21-Kosova U21 zhvillohet nga ora 18:30.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katy Perry veshi një fustan të bukur derisa po qëndron…