Sot zhvillohet ndeshja Drita-Malisheva

18 shtator 2024 | 11:00

Drita dhe Malisheva do të zhvillojnë sot takimin e mbetur nga xhiroja e parë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje është shtyrë për shkak të angazhimeve të gjilanasve në garat evropiane. Sfida do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

Malisheva është në super formë ku pas katër ndeshjeve ka 10 pikë dhe e ndan kreun e tabelës së bashku me Ballkanin e Suharekën.

Ndërkohë “Intelektualët” do të mundohen t’ia shkaktojnë humbjen e parë atyre këtë edicion.

Drita ka luajtur vetëm dy ndeshjet këtë sezon dhe ka një fitore e një humbje.

Katër duelet e edicioni të kaluar mes këtyre dy ekipeve kanë prodhuar ndeshje shumë të forta ku secila nga skuadrat e ka fituar nga një ballafaqim dhe dy të tjera kanë përfunduar baras.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër ditë plot emocione të forta në këtë raund…