Sot zhvillohet ndeshja e fundit e vitit në Superligën e Kosovës
24 dhjetor 2023
| 09:17
Sot zhvillohet ndeshja e fundit për vitin 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja e 13-të, për shkak të angazhimve të Kampionit të Kosovës në garat ndërkombëtare.
Ndeshja zhvilohet në stadiumin ndihmës – te rrethi në Gjilan, me fillim nga ora 12:00.
Aktualisht Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.