Sot zhvillohet tri ndeshje në Superligë

04 nëntor 2018 | 11:39

Sot (e diele) zhvillohen tri ndeshjet tjera në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionia aktuale, Drita në Gjilan e pret skuadrën e Lirisë së Prizrenit. Edhe në këtë ndeshje Drita synon fitoren, pasi synim ka ngushtimin e diferencës së pikëve me skuadrën e Lirisë.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Mitrovicë ku Trepça ‘89 e pret Gjilanin, derisa përballja tjetër është në mes Ferizajt dhe Llapit. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema nuk ka shënuar…