Sot zhvillohet vetëm një ndeshje në BKT Superligën e Kosovës

14 gusht 2022 | 08:37

Sot (e diel) është në orar për t’u zhvilluar vetëm një ndeshje në kuadër të javës së parë të sezonit të ri 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.

Të shtunën u zhvilluan tri ndeshje interesante, ndërsa sot ishin në orar për t’u zhvilluar edhe dy tjera për të kompletuar xhiron.

Megjithatë, do të zhvillohet vetëm një ndeshje në Skenderaj.

Drenica është nikoqire e Llapit në stadiumin “Bajram Aliu”, me takimin që pritet të fillojë nga ora 17:00.

Ndeshja tjetër që ishte në orar mes Malishevës dhe Ballkanit është shtyrë zyrtarisht para disa ditësh.

Shtyrja erdhi shkaku i angazhimit të kampionit aktual në garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-të burgosurit kanë folur për BBC, lidhur me përdhunimet sistematike…