Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës

12 maj 2024 | 10:29

Të dielën zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen tri ndeshje.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Ndeshja më interesante pa dyshim do të jetë ajo mes Llapit dhe Malishevës.

Pas barazimit me Gjilanin në mesjavë, Llapi tani është në pozitën e tretë me katër pikë më pak se lideri, Ballkani.

Derisa, Malisheva është në vendin e katërt.

Duel interesant pritet të jetë edhe ai mes Dritës dhe Feronikelit 74, dy ekipeve që po luftojnë për objektiva të kundërta.

Drita për titull kampioni, ku gjendet katër pikë prapa Ballkanit, ndërsa Feronikeli 74 për t’i ikur pozitës që dërgon në barazh.

Ballkani do ta presë në shtëpi ekipin e parafundit që është përshëndetur nga Superliga, Fushë Kosovën.

Dukagjini e pret në Klinë finalisten e Kupës së Kosovës, Prishtinën, ndërsa Gjilani i shkon Lirisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se…