Sot zhvillohet xhiroja e fundit në Superligë
Çështja e titullit për edicionin 2023/2024 ka përfunduar sikurse edhe klubeve që do të luajnë në garat evropiane dhe dy klubet që do të jenë pjesë e Ligës së Parë në sezonin e ri, e vetmja dilemë e pazgjidhur është se a do të luajnë në barazh Feronikeli 74 apo Gjilani.
Xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës në futboll zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 15:00. Çështja e titullit dhe skuadrave që do të marrin pjesë në ligat evropiane ka përfunduar, siç ka përfunduar edhe gara për dy skuadrat që edicionin e ardhshëm bëjnë gara në Ligën e Parë, derisa e hapur është vetëm gara për skuadrën që do të luajë në barazh.
Finalistët e Kupës, Prishtina dhe Ballkani, përballen sërish mes vete, por ndeshje pa ndonjë rëndësi të veçantë, pasi suharekasit tashmë e kanë siguruar titullin e kampionit e, në anën tjetër, kryeqytetasit kanë humbur shpresën për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.
Shpresën e vetme Prishtina për daljen në Evropë e kishte nëpërmjet Kupës, por aty është mposhtur pas penalltive nga kampioni Ballkani dhe në këtë mënyrë e mbyll një edicion aspak pozitiv. Llapi i shkon Lirisë dhe pret tri pikë për ta përfunduar edicionin në vendin e dytë, kurse prizrenasit sezonin tjetër do të bëjnë gara një rang më poshtë të futbollit. Skuadra e Dritës do ta pres Malishevën, derisa të dyja këto skuadra do të marrin pjesë në Evropë e që për malishevasit është një sukses i jashtëzakonshëm. Gjilani pret fitore ndaj Dukagjinit në Klinë në mënyrë që t’i shmanget barazhit, derisa në këtë pozitë është Feronikeli 74 që luan ndaj Fushë-Kosovës. “Pampurat”, sikurse Liria, sezonin tjetër do të jenë pjesë e Ligës së Parë.
SUPERLIGA
Fushë-Kosova – Feronikeli 74
Drita – Malisheva
Ballkani – Prishtina
Liria – Llapi
Dukagjini – Gjilani
Tabela
1. Ballkani 75 pikë
2. Llapi 68
3. Drita 66
4. Malisheva 56
5. Prishtina 49
6. Dukagjini 45
7. Gjilani 42
8. Feronikeli 74 41
9. Fushë-Kosova 20
10. Liria 14
/Epoka e re/