Sot zyrtarizohet transferimi i Hamsikit në Kinë
11 shkurt 2019
| 11:52
Marek Hamsik është kthyer në kryefjalë dite në Itali, teksa përpara disa ditësh pritej që të bëhej zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i ekipit të Dailan Jifang.
Gjithsesi, transferimi dështoi, pasi ekipi kinez ndryshoi ofertën në momentet e fundit dhe Napoli ndaloi negociatat për marrëveshjen e sllovakut. Tashmë nga mediet italiane raportohet se klubet kanë gjetur përsëri gjuhën e përbashkët dhe Hamsik do të niset drejt Kinës.
Njoftohet se prezantimi i mesfushorit pritet të bëhet ditën e sotme, sipas asaj që thuhet nga prestigjiozja “Corriere dello Sport”. Dailan do të kalojë në arkat e Napolit plot 20 milionë euro, me lojtarin që do të përfitojë rreth 9 milionë euro në sezon.