Southampton shokon Arsenalin ia merr një pikë

21 prill 2023 | 23:14

Arsenali e ka nisur keq sfidën me Southampton për javën e 32-të duke barazuar me Southamphtonin me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me gol, pasi që mysafirët shënuan që në minutën e parë me Carlos Jonas Alcaraz pas një gabimi trashanik të portierit Ramsdale.

Topçinjtë e kanë parë veten me disavantazhin e 2 golave ku miqtë shënuan me

Alcaraz 1′ dhe Walcott 14′, ky i fundit ish lojtar i Arsenalit.

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 20-të, kur Gabriel Martinelli shënoi për 2-1 pas asistimit të Bukayo Saka.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste të tjera gola më shumë solli.

Kur pritej që Arsenali të kthehej në lojë, në skenë doli Duje Caleta-Car që shënoi me kokë për 3-1.

Topçinjtë vazhduan me sulme për të tentuar të hapnin ndeshjen dhe këtë e bën në minutën e 88-të me kapitenin Martin Odegaard që shënoi për 3-2.

Pas dy minutash stadiumi Emirates ishte në festë, pasi Bukayo Saka barazoi për 3-3.

Tetë minuta shtesë nuk ishin të mjaftueshme për Arsenalin të shënonte golin e fitores dhe iu desh të pajtohej me barazim.

Arsenal mbetet lider me 75 pikë, pesë më shumë se Man City, që ka dy ndeshje më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë…