Southamptoni dhe Leipzigu i shtohen garës për Rashicën
09 mars 2020
| 22:01
Milot Rashica pritet të largohet nga skuadra e Werder Bremenit. Klubi gjerman është drejt rënies në Bundesliga 2 dhe Rashica pritet të largohet, pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Liverpooli, Crystal Palace, Newcastle Unitedi, Benfica e Borussia Dortmundi kanë qenë skuadrat e interesuara për yllin nga Kosova. Por së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës janë futur edhe dy skuadra të tjera.
Bëhet fjalë për Southamptonin dhe Red Bull Leipzigun, kurse 23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurove.