
Southamptoni, skuadra e parë që bie nga Premierliga
Southamptoni është skuadra e parë që ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pas disfatës që e pësoi të dielën nga Tottenhami në udhëtim.
Tottenhami e fitoi ndeshjen e xhiros së 31-të të Premier Leagues me rezultatin 3:1.
Deri në fund të kampionatit elitar në Angli kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur.
Southamptoni është në vendin e fundit me 10 pikë, me 23 gola të shënuar e 74 të pranuar.
Për rënien e Southamptonit në “Championship” ka ndikuar edhe fitorja e Ëolverhamptonit ndaj Ipsëichit të shtunën, 2:1.
Wolverhamptoni ka 32 pikë në vendin e 17-të, që është i fundit që siguron mbetjen në Premier League. Diferenca e pikëve mes Wolvesit dhe Southamptonit është 22 pikë.
Brennan Johnson i shënoi dy golat e parë për Tottenhamin në pjesën e parë.
Mateus Fernandes realizoi për Southamptonin në minutën e 90-të, ndërsa rezultati 3:1 u vendos në minutën e 95-të, me golin e Mathys Tel nga penalltia.
Tottenhami ka 37 pikë në mesin e tabelës.