Southgate: Fitorja ndaj Gjermanisë nuk vlen nëse nuk fitojmë ndaj Ukrainës

30 qershor 2021 | 12:06

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kishte vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij pas fitores së madhe që arritën ndaj Gjermanisë (2-0).

“Luajtëm shumë mirë, mendoj se e merituam fitoren, por unë u thashë menjëherë se nëse nuk fitojmë të shtunën, kjo e sotmja nuk vlen fare”, ka thënë Southgate.

“Donim të ushtronim shumë presion dhe menduam se nëse do të vendosnim lojtarë të shpejtë pas Harry Kane, do t’i shkaktonim probleme kundërshtarit. Mendoj se Saka dhe Sterling krijuan shumë probleme që nga fillimi i ndeshjes. Gjithashtu, mbrojtëm shumë mirë dhe portieri ynë ishte fantastik. Ishte një performancë e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Southgate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar se sonte në…