Southgate: Gjysmëfinalja në ‘Euro 2020’ një mundësi speciale për Anglinë

06 korrik 2021 | 15:56

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është i mendimit se kombëtarja që drejtohet prej tij ka një mundësi speciale për të bërë kombin e lumtur nëse do të arrijë që të triumfojë në gjysmëfinalen e së mërkurës ndaj Danimarkës.

Fitorja 4-0 ndaj Ukrainës në Romë të shtunën i mundësoi skuadrës së Southgate avancimin mes 4 më të mirave të turneut. Ata tani rikthehen në “Wembley”, aty ku herën e fundit janë paraqitur për gjysmëfinalen e fundit të një evropiani plot 25 vjet më parë.

“Ndeshjet e Anglisë, bashkojnë familjet dhe komunitetet. Mundësia që ke kur luan për Anglinë për të lumtur dhe për të krijuar mbrëmje të shkëlqyera për tifozët tanë, për kombin tonë, është shumë e veçantë. Këto janë ndeshjet që mbahen mend për gjithë jetën, dhe ti ndien vlerësimin që njerëzit kanë për lojtarët dhe për futbollistët kjo është diçka për të cilën duhet të ndihen vërtet krenarë. Në të vërtetë, atë që do të thotë për gjithë kombin. Nëse je trajner është paksa si të jesh një prind, lë pas momentet për veten pasi mendon se çfarë mund tu transmetosh të tjerëve. Ne jemi mirëpërgatitur për gjysmëfinalet se sa në të kaluarën. Edhe pse kjo nuk përcakton fitoren apo humbjen në një ndeshje futbollit, ka shumë faktorë për të cilët ne jemi të ndërgjegjshëm dhe me të cilët jemi përballur për tu përgatitur më mirë”, ka thene Southgate.

“Për shembull pas ndeshjes në Romë ne festuam me masë, ndërsa në Rusi, kalimi i ndeshjes së parë me eliminim të drejtpërdrejtë dhe çerekfinalen na mori shumë energji emocionale. Në Romë gjithçka ishte pak a shumë e qetë për atë se çfarë po ndodhte, pasi ne e dinim se ne nuk kishim arritur ende atë që donim, dhe këto janë gjëra që të përgatisin për një ndeshje si kjo”, ka shtuar Southgate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar nga partitë politike…