Southgate: Jemi gati për të shkruar historinë
E teksa mësuam finalisten e parë të Euro 2024, e cila ishte Spanja, pasi kjo e fundit mposhti 2-1 Francën, e mërkura në mbrëmje do jetë e gjitha e rezervuar për gjysmëfinalen e dytë, ajo që duhet në Dortmund, mes Anglisë dhe Holandës.
Një përballje shumë interesante mes dy skuadrash që kanë filozofi të ndryshme loje dhe për më tepër që vijnë shumë ndryshe në prag të kësaj përballje.
Kështu “Tre Luanët” e Southgate të cilët pavarësisht se janë një hap larg mbërritjes në finalen e Berlinit, vijojnë të jenë në qendër të kritikave, për shkak të futbollit që kanë prodhuar dhe mënyrës se si kanë mundur të jenë deri këtu. Në krahun tjetër Holanda e Ronald Koeman, është një skuadër shumë simpatike, e cila vjen në këtë fazë të kampionatit, deri diku në mënyrë surprizuese, jo për shkak të emrit të madh që ka Holanda në futboll, por për faktin se në prag nisje të Euro 2024, shumë pak mund të kishin vënë bast, që “tulipanët” mund të mbërrinin deri këtu.
Në konferencën e zakonshme për shtyp, ishte prezent tekniku anglez Southgate, i cili e analaizoi kështu prag sfidën: Skuadra ime është e gatshme për të shkruar historinë. Në ndryshim nga e kaluara kemi më pak frikë ndaj ndeshjeve të tilla kaq shumë të rëndësishme. Në nisje të evropianit ndaj nesh kishte shumë pritshmëri, kjo është arsyeja që “zhurma” sot që flasim është e madhe. Lidhur me zëvendësimet mund të them, se ne përpiqemi t’i bëjmë në momentin e përshtatshëm të ndeshjes, në mënyrë që t’i japim freski skuadrës dhe për të kërkuar që këto ndryshime të ndikojnë pozitivisht në lojë.