Southgate: Kundër Gjermanisë mund ta shkruajmë historinë
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ndeshja e 1/8 së finales kundër Gjermanisë të martën në “Wembley” është një mundësi për ekipin e tij për ta shkruar historinë.
Southgate shpreson se do ta udhëheqë Anglinë drejt çerekfinales, pasi ia doli ta dërgojë atë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës më 2018.
“Kjo ndeshje është mbase më e vlefshme se një ndeshje e rrethit të dytë. E tillë ishte Belgjikë-Portugali dhe një apo dy të tjera”, ka thënë Southgate.
“Është një mundësi e madhe për këtë ekip për të shkruar historinë dhe për t’iu ofruar njerëzve kujtime të ndeshjeve Angli-Gjermani për të ardhmen, që dallojnë paksa me ato me të cilat janë vërshuar ata gjatë ditëve të fundit, të cilat nuk nënkuptojnë absolutisht asgjë për ta, sepse ata nuk kanë qenë të lindur bile”, ka deklaruar Southgate.