Southgate: Ndaj Italisë për historinë, ne jemi gati

23 mars 2023 | 10:47

Anglia dhe Italia përballen në “Stadio Diego Armando Maradona” (Naples), në sfidën e parë të kualifikueseve të “Euro 2024”. Optimist për këtë takim u shpreh trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Ajo që kemi bërë më parë është e shkuara. Duke filluar nga nesër mbrëma duhet të kemi përulësinë për të rifilluar dhe për të punuar edhe një herë mirë. Ajo me Italinë është lloji i ndeshjes që duhet ta fitosh. E kemi bërë në të kaluarën. Por ne duhet ta bëjmë këtë vazhdimisht. Ne nuk kemi fituar këtu që nga viti 1961, duhet të shkruajmë histori. Ky ekip ka thyer tashmë disa rekorde”, ka thënë Southgate.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verratti nuk e ka…