Southgate: Ndaj Spanjës do të jetë një finale speciale

11 korrik 2024 | 11:35

Anglia u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, pasi e mposhti Holandën në gjysmëfinale me rezultat 2-1.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate është shprehur i kënaqur me suksesin e arritur, derisa ka thënë se finalja e së dielës ndaj Spanjës do të jetë speciale.

“Luajtëm vërtetë shumë mirë, ishte një ndeshje shumë e komplikuar, në të cilën na u desh të ndryshonin skemë herë pas here për t’u mbrojtur më mirë. Jo vetëm lojtarët që erdhën nga stoli por të gjithë futbollistët janë gjithmonë të gatshëm sa herë thirren për të dhënë kontributin e tyre në fushë. Jam i lumtur për Watkins, që e shfrytëzoi në maksimum momentin e tij. Ndaj Spanjës do të jetë një finale speciale” ,përfundoi tekniku i Southgate

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), konsideron se Projektligji për…