Southgate: Nuk është momenti të flas për të ardhmen

15 korrik 2024 | 11:06

Duket se mallkimi për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate (53 vjeç) në kampionatet evropiane është i pashmangshëm. Për të dytin edicion me radhë ai ndalet në finale, fillimisht nga Italia (tri vite më parë) dhe tash nga Spanja.

I kryqëzuar shumë kohët e fundit nga media britanike, trajneri ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë tani që përfundoi “Euro 2024”. Kontrata e tij skadoi pas përfundimit të turneut, ndërkohë që Federata dëshiron t’ia shtyjë deri në fund të botërorit të ardhshëm.

“E ardhmja? Nuk mendoj se është koha e duhur për të marrë një vendim si ky në këtë moment, ku jemi të gjithë gjaknxehtë për këtë humbje. Më duhet të flas me njerëzit e duhur. Nuk është momenti. Kam nevojë të mendohem”, ka thënë Southgate, i cili numëron 102 ndeshje në krye të kombëtares së “3 Luanëve”, por shpesh është kritikuar edhe nga tifozët. Ai ka arritur 61 fitore, 24 barazime e 17 humbje në detyrën e trajnerit të Anglisë, që nga viti 2016.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një video-mesazhi thotë se…