Southgate: Rashfordi për Anglinë si Ronaldo për Portugalinë

13 shtator 2018 | 13:50

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate beson se sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është duke u bërë po aq i rëndësishëm për Kombëtaren sa është tani Cristiano Ronaldo për Portugalinë.

“Ai është një talent i veçantë. Ne duhet ta mbajmë mend se Harry Kane, në atë moshe, nuk kishte arritur të bëjë as afër të njëjtat paraqitje për Tottenhamin. Mund ta krahasosh Rashfordin me lojtarët e tjerë të rinj që po vlerësohen si më të mirët. Disa nga driblimet dhe gjërat tjera që bënte Ronaldo në atë moshë ishin të mrekullueshme, por Ronaldo nuk arrinte të shënonte numrin e njëjtë të golave, si Rashfordi tani. Për këtë arsye, duhet t’i japim Marcusit më shumë kohë për t’u zhvilluar. Ai ka luajtur shumë ndeshje, edhe pse ndoshta jo si titullar, por jam i lumtur që ai po shkon në klubin e tij me plot besim”, ka thënë Southgate.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka përshëndetur votimin e rekomandimit…