Southgate vazhdon kontratën me Anglinë
04 tetor 2018
| 15:58
Trajneri Gareth Southgate ka nënshkruar një kontratë të re me Anglinë deri në Botërorin e 2022-it.
Ai e udhëhoqi Anglinë deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi, gjë që nuk ndodhet prej 28 vitesh.
“Ndihem krenar që do të kem mundësinë ta drejtoj kombëtaren në dy kompeticionet e ardhshme të mëdha”, ka thënë Southgate, i cili do të fitojë 3 milionë sterlina nga marrëveshja e re, 1.2 më shumë në krahasim me kontratën e mëparshme.