Sovrani dhe shembulli rajonal!

17 shkurt 2021 | 12:44

Shkruan: Arben Rogova

Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin shembulli i shkëlqyeshëm rajonal se si duhet të rrjedhë procesi zgjedhor në një shtet demokratik. Kuptimin këtij shembulli i dhanë fushatat e qeta, organizimi, votimi i rregullt dhe pranimi me kohë i rezultateve nga liderët e subjekteve politike. Meqenëse verdikti i sovranit është pranuar nga të gjithë, uroi që institucionet e reja të formohen sa më shpejtë. Grupi parlamentar i PDK-së gjithsesi duhet të vazhdojë konstruktivitetin e treguar në legjislaturën e fundit, me mbështetje të iniciativave produktive shtetërore si dhe me ruajtjen/krijimin e kuorumeve të nevojshme!
Nga tërmeti zgjedhor i LV-së, PDK-ja rezulton të ketë humbje rreth 40,000 vota në krahasim me vitin 2019, me mundësi zvogëlimi të kësaj shifre nga votat e diasporës. Ky rezultat është më i ulëti në historinë e PDK-së, ndërsa disa degë me rezultatet zgjedhore janë kthyer në vitet e para të formimit. Për shumicën e degëve, mesazhi i zgjedhjeve është i qartë dhe janë sinjale të fuqishme se duhet të fillohet urgjentisht me reforma /ndryshime, por assesi me improvizime. Në këto rrethana të vështira, ku pjesa dërmuese e degëve kanë rënë në elektorat dhe vota, është koha për veprime konkrete. Fundi i muajit maj duhet të jetë finalizimi i reformimeve/ndryshimeve.
Sa më gjatë që pritet aq më i thellë do të jetë zhgënjimi i anëtarësisë e elektoratit. Nëse pritet të provohen edhe me zgjedhjet lokale, atëherë do të kemi rezultate më të ulëta se LDK-ja, e dëmi do të jetë edhe më i thellë. Duhet të reagohet menjëherë që mos të kemi probleme të parikuperueshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur manifestimi për…